Instagram është duke punuar në platformën e shpërndarjes së fotografive

20

Ky aplikacion nuk do të rekomandojë më materiale, që kanë përmbajtje të papërshtatshme, megjithëse nuk i thyen rregullat e Instagramit – në opsionin Explore, apo nëse janë të shënuara me thurje..

“Këto materiele, sërish do të shihen në Feed të llogarisë që e përcjellin, mirëpo jo edhe në rrjet të gjerë të Explore apo në faqet ku grumbullohen postimet me thurje” thuhet në komunikatën e kompanisë që është nën pronësi të Facebook.

Në të njëjtën kohë, Instagram do të vazhdojë me largimin e materiale të ndaluara, si zhveshja, fjalimet nxitëse dhe shprehja e dhunës.

Me përditësimin e ri, në aplikacion do të ndalohet shpërndarja e materialit që nuk është i ndaluar, por që tejkalon kufijtë e të zakonshmes, si sensualiteti i tepruar, apo ndonjë lloj dhunë.