Hyundai përgatit ekranin në timon

13

Mund të duket radikal në pamje të parë, duke pasur parasysh sesa zhvillim kanë marrë smartfonët, apo dhe veturat e viteve të fundit, të cilat janë të gjitha teknologjike.

Koncepti i kompanisë është shumë i thjeshtë. Butonët virtuale në ekranin e prekjes kryejnë saktësisht të njëjtat funksione që mund të gjeni në përdorimin e butonëve fizikë.

Mund të rregulloni volumin, të bëni telefonata apo t’u përgjigjeni atyre, të dëgjoni apo dërgoni mesazhe si dhe plot funksione të tjera..

Ky sistem dixhital funksionon mjaft mirë, pasi butonat janë të etiketuara qartë dhe janë të lehta për t’u gjetur, ndryshe nga disa butona fizikë, të cilat mund të jenë paksa të komplikuara.

Ky sistem ka ende nevojë për shumë punë përpara se të jetë gati për përdorim publik.

Hyundai, duket mjaft serioz në lidhje me projektin dhe ka investuar shumë kohë dhe përpjekje në zhvillimin e këtij sistemi.