Gjiganti koreano-jugor i teknologjisë prezanton më në fund gjeneratën e re të smartfonëve

26

Deri më tani në eventin “Unpacked” janë prezantuar Galaxy S10 dhe S10 plus.

Ashtu siç pritej, pajisjet e reja të Samsung vijnë të pajisura me një ekran të madh, korniza të vogla dhe më shumë se një kamer kryesore.

Galaxy S10 vjen me një madhësi 6.1 inç dhe është i pajisur me tre kamera në pjesën e pasme.

Mesa duket thashethemet për sensorin e gjurmëve të gishtave ishin të vërteta. Sensori i Galaxy S10 është i vendosur në ekran dhe jo në një buton.

Galaxy S10 + vjen me një madhësi 6.4 inç dhe është i pajisur me kamerë të dyfishtë në pjesën e pasme.

Detajet më specifike të gjeneratës së re do të publikohen zyrtarisht pas eventit.