Gjiganti i programeve kompjuterike, “Microsoft” ka kapur vlerën e një trilion dollarëve në bursë

20

Gjiganti amerikan e kaloi për pak minuta gjatë kësaj të enjteje këtë prag, përpara se vlera e aksioneve të binte disi.

Kjo arritje e sotme e bën “Microsoft”-in një prej 3 firmave publike që kanë mundur të kapin shifrën e 1 trilion dollarëve në tregjet e bursave, pas “Apple” dhe “Amazon”.

Aksionet e “Microsoft”-it janë rritur me një të tretën e vlerës gjatë vitit të kaluar, ndihmuar nga rritja e biznesit më të ri të quajtur “cloud”. Të mërkurën, firma njoftoi se të ardhurat ishin rritur me 14 për qind, në nivelin e 30.6 miliardë dollarëve në tremujorin e katërt, falë rritjes që pësoi shërbimi “cloud” dhe një rritjeje të papritur të programeve të saj.

Fitimet neto u rritën me 19 për qind, duke shkuar në 8.8 miliardë dollarë.

“Microsoft”-i vijon të njëjtën performancë të shkëlqyer si nën drejtimin e bosit Satya Nadella, i cili kaloi 5 vite në përpjekje për të zvogëluar ndikimin e firmës nga sistemi dikur dominues i operimit “Ëindoës”.

“Apple” dhe “Amazon” e kapën këtë nivel rekord për herë të parë në muajit gusht dhe shtator të vitit të kaluar, respektivisht, por që të dyja pësuan rënie më vonë.