Galaxy Tab S3 vjen për 600 dollarë

Muajin e kaluar Samsung prezantoi tabletin me fokus në produktivitet, Galaxy Tab S3. Edhe pse shumica e detajeve u bënë të ditura menjëherë, çmimi dhe disponueshmëria ngelen një enigmë.

119

Tashmë Samsung konfirmoi se Tab S3 do të kushtojë 600 dollarë dhe porositë e para fillojnë më 17 Mars. Kjo kosto nuk ka për tu kaluar lehtë sepse paraardhësi fillonte nga 400 dollarë. Kjo linjë i gjen fillesat në 2014-ën ku u prezantua modeli origjinal i familjes.

Gjenerata e tretë vjen me tastierën fizike Pogo dhe mund të blihet veçmas për 130 dollarë nga data 24 Mars. Tableti për herë të parë vjen me një dizajn prej metali. Ekrani 9.7 inç karakterizohet nga një rezolucion 2048×1536 piksel.

Çifti i kamerave është 13 megapiksel e pasme dhe 5 megapiksel frontale. Hardueri i brendshëm përbëhet nga Qualcomm Snapdragon 820, 4GB RAM, 32GB memorje të brendshme dhe bateri 6,000 mAh.

Tableti vjen me Android 7.0 Nougat dhe mbështetje për API-në Vulkan.përdoruesit do të gjejnë gjithashtu katër bokse të modifikuar nga Harman dhe që kombinohen automatikisht në varësi të qëndrimit të tabletit për eksperiencën më të mirë të mundshme të zërit.

Galax Tab S3 është në shitje përmes Samsung.com dhe distributorëve të tjerë në mbarë botën nga data 24 Mars.