G6…vetëm fillimi i një serie të suksesshme për LG

G6 do të vijë i shoqëruar në lançimin zyrtar nga LG.

88

Modeli i ri i LG-së – G6 do të lansohet në Kongresin Botëror Mobil që mbahet gjatë këtij muaji, por tani duket se LG mund të ketë disa versione të tjera të telefonit në përgatitje.

Së fundmi, LG ka regjistruar markat tregtare për një numër të versioneve të G6, sikurse LG G6 Lite dhe LG G6 Compact, plus G6 Hybrid, G6 Fit, G6 Sense, G6 Young, G6 Forte dhe G6 Prix.

Ne presim që LG G6 të bëhet zyrtar në Kongresin Botëror Mobil në fund të këtij muaji, por ende nuk është e qartë ende nëse ndonjë prej këtyre pajisjeve gjithashtu do të lansohet në këtë ngjarje.

G6 do të vijë me një ekran që ka diagonalen prej 5.7 inçëve në rezolucionin 2880 x 1440 pikselë ose 564 piksel për një inç.

Pritjet janë që procesori të jetë Snapdragon 821 me 4GB RAM.