Ford Mondeo vjen me tre variante të reja në treg

10

Ford Mondeo icili është lansuar në vitin 2015, nuk ka pësuar asjë ndryshim, deri në paraqitjen e fundit në Brussels Motor Show.

Makina hibride, është prezantuar në tre variante, si sedan me katër dyer, makinë e zakonshme me pesë dyer, apo edhe si sedan. Gjenerata e katërt ka përmirësime nën kapak, ku varësisht prej blerësit mund të vendoset motori që prodhon 118, 148 apo 187 kuaj fuqi.

Pamja e jashtme ka pësuar ndryshime të lehta, ndërsa brendësia e gjeneratës së katër të Mondeo, ka përparësi teknologjike, siç është sistemi i informimit dhe asistenti i shoferit. Makina që është e destinuar për tregun evropian, do të prodhohet në bazën që Ford e ka ndërtuar më parë në Valencia të Spanjës.

Sikurse Mondeo, pritet që edhe modeli Ford Fusion, të paraqitet së shpejti, por jo me ndryshime të mëdha.