Firefox-i së shpejti do të shfaqë reklama

59

Nje browser falas mund te duket dicka bukur, por në fund të ditës, dikush duhet të paguajë faturat.

Mozilla njoftoi javën e shkuar se browseri i Firefox-it do të fillojë të shfaqë reklama, në atë që themeluesi dhe CEO i Pocket, Nate Weiner referuar në një postim blog si “një qasje të ndërgjegjshme për privatësinë ndaj përmbajtjes së sponsorizuar”. Sot, këto reklama kanë filluar të qarkullojnë në versionin beta, raporton The Register.

Mozilla bleu aplikacionin qe ndihmon perdoruesit te lexojne permbajtjen online edhe kur ata jane offline, më vonë Pocket, vitin e kaluar. Shërbimi tani populon skedat e reja të Firefox-it me sugjerimet e leximit.

Së shpejti, megjithatë, përveç lajmit tuaj në mëngjes, do të filloni të shihni linqe të sponsorizuara midis sugjerimeve të Pocket.

Pavarësisht nga polemika aktuale që rrethon shitjet në internet, duket se kur bëhet fjalë për Mozilla, të dhënat tuaja janë të sigurta për momentin.