Facebook tashmë mundëson opsionin e fshirjes së mesazheve

6

Ditën e djeshme Facebook filloi të lançonte gradualisht opsionin me të cilin përdoruesit mund të fshijnë mesazhet e dërguara për të cilat janë penduar apo i kanë dërguar gabimisht. Facebook e kishte premtuar funksionin që nga viti i kaluar pas raportimeve të shumta se CEO i Facebook Mark Zuckerberg mund ta bënte këtë gjë ndërsa të tjerë jo.

Shumë njerëz kanë raportuar se mesazhet që kanë marrë nga Mark Zuckerberg më pas ishin fshirë ndërsa mesazhet e tyre ngelnin.

Atë kohë Facebook tha për mediat se mesazhet e Zuckerberg ishin fshirë për qëllime sigurie.

Pas hakimit të e-mail-eve të Sony Pictures në 2014, janë aplikuar ndryshime për të mbrojtur komunikimin e ekzekutivëve tanë shprehej Facebook.

Një prej masave të marra ishte fshirja e mesazheve të Mark Zuckerberg pas një periudhe kohore të caktuar.

Facebook tha se do të lançonte “së shpejti” një funksion edhe për përdoruesit që duan të tërheqin mesazhet e dërguara.

Ky funksion erdhi ditën e djeshme dhe përdoruesit tashmë kanë 10 minuta për të tërhequr mesazhet e dërguara në Messenger.