Ekspozohen në Tiranë automjetet e restauruara

11

Stili i tyre deri më sot ka qenë pasion i kushtueshëm i koleksionistëve, ndërsa tanimë një projekt i quajtur Retro, koleksioni shqiptar, i promovon dhe ekspozon këto mjete me interes historik.

Në këtë ekspozitë janë rreth 40 mjete, të gjitha të përdorura në Shqipëri, të mbledhura dhe të restauruara nga koleksionistë shqiptarë nga brenda dhe jashtë kufirit.

Koleksionistët dhe shumë mjeshtra të restaurimit i kanë kushtuar kohë dhe shpenzime personale mirëmbajtjes dhe sjelljes në formë të këtyre mjeteve. Sepse kjo u ka shtuar atyre energjinë.

Këto janë të gjitha mjete të përdorura në Shqipëri. Vlera e tyre qëndron tek kujtesa, tek nostalgjia, por edhe tek rikthimi në një kohë dhe brez ku makina ishte një luks.

Sipas projektit Retro, këto mjete së shpejti do të kenë një muze dedikuar atyre.