Dy ChromeBook të rinj nga Samsung – Parametrat…shikojini vetë

Pajisjet e reja Samsung që ndezin akoma më tepër konkurrencën mes gjigantit korean dhe pjesës tjetër të rivalëve

108

Kompania koreane samsung prezantoi para audiencës dy laptopë të ri Chromebook – Chromebook Pro dhe Chromebook Plus.

Të dyja pajisjet kanë dizajn metalik dhe janë tejet të ngjashme me njëra tjetrën. Dy Chromebook-ët kanë ekran LED prej 12.3 inç me rezolucion prej 2400×1600 dhe RAM memorie prej 4GB. Disqet e pajisjeve përmbajnë hapësirën prej 32 GB dhe kanë peshën e njëjtë, prej 1.08kg.

Dallimi mes pajisjeve vërehet më së shumti tek procesori. Plus ka procesor ‘hexa-core’ ndërsa Chromebook Pro vjen me procesorin Intel m3.

Pajisjet janë të ndërtuara të funksionojnë me Google Play. Porta USB-C dhe kartela micro-SD janë po ashtu të përfshira, gjë që mund t’i bëj këto pajisje të duhurën për ju.

E vetmja gjë që duhet të bëni është të bëni është të keni 450 dollarë për të para-porositur njërën prej tyre në ueb faqen e Samsung. Shitjet fillojnë të dërgohen nga shkurti.