Droni që paloset në madhësinë e një telefoni

12

Ka një ton të gjërave për të çmuar në lidhje me Holy Stone HS160 Shadow FPV Camera Drone, e cila aktualisht është në dispozicion në Amazon për 75 dollarë.

Droni me kamerë ka të gjitha tiparet themelore që dëshirojmë në një ‘quadcopter’ si dhe disa tipare shtesë të mrekullueshme si ulje me një komandë, si dhe mbajtje të lartësisë dhe një kamera HD.

Por çka është shumë interesante këtu është fakti se ka krahë të palosshëm dhe paloset në madhësinë e një telefoni, kështu që ju mund të ruani atë kudo.

Këtu janë informacionet kryesore nga faqja e produktit:
STRUKTURA E PALOSSHME: Krahë të palosshëm dhe fleksibil e bëjnë dronin të vogël dhe të lëvizshëm. Gjithashtu ofron një eksperiencë më të mirë dhe më të sigurtë fluturimi

Wi-Fi FPV 720P HD CAMERA: E pajisur me kamera 720P HD për të marrë fotografi dhe video në ajër. Fotografitë dhe videot do të ruhen si në aplikacionin ashtu edhe në albumin e telefonit

SISTEMI I KONTROLLIT TË APLIKACIONIT: Operoni dronin tuaj nëpërmjet një aplikacioni pasi të lidhni Wi-Fi në telefonin tuaj (iOS ose Android), duke ju ofruar transmetim imazhesh në kohë reale, lehtë për të xhiruar dhe për t’i ndarë

BATERI MODULARE: Ka 2 bateri modulare të fuqishme 3.7V 500mAh, duke përfshirë 1 bonus, që mund të mbështesin kohën më të gjatë të fluturimit për ju dhe familjen tuaj. Ky dizajn modular siguron sigurinë e ngarkimit dhe ruajtjes.