Deklarata të tilla në Google mund të të kushtojnë vendin e punës

45

Shkroi një memo kontroverse mbi diversitetin në vendin e punës dhe kjo ka shtyrë kompaninë Google ta shkarkojë nga puna.

Në memon e publikuar gjate fundjavës, punonjësi i gjigandit të rrjetit sugjeroi se në kompaninë ku punonte kishte më pak gra për shkak të dallimeve biologjike.

Për shefin ekzekutiv të gjigandit të rrjetit, Sundar Pichai, komentet e tij përbejnë një shkelje te kodit të sjelljes. Ne një email dërguar punonjësve të hënën Pichai tha se teksti kishte kaluar linjën e kuqe për shkak të stereotipave të dëmshme gjinore.

Ne memo thuhej se aftësitë e burrave dhe grave dallojnë për shkaqe biologjike dhe kjo shpjegon perse nuk shihet një përfaqësi e barabartë e grave në poste të larta drejtuese.

“Duhet të heqim dorë nga supozimet se boshllëqet gjinore nënkuptojnë seksizëm”, shkruante autori i identifikuar nga mediat si James Damore. Memoja u kritikua menjëherë nga shefja e diversitetit në Google, Danielle Broën, por autori shkroi më vone se kishte marre mesazhe të shumta personale nga punonjës të tjerë të kompanisë që i shprehnin mirënjohjen e tyre