Dalin spekulimet sesi do të duket iPhone 8

Në raportet e mëhershme thuhej se pjesa e përparme e iPhone 8 do të jetë tërësisht nga qelqi, por informacionet më të reja thonë se ai ende do të jetë telefoni më konvencional, edhe pse thuhet se do të ketë korniza shumë të holla rreth ekranit.

62

Spekulimet në lidhje me iPhone 8 kohëve të fundit janë mjaftë kontradiktore.

Në raportet e mëhershme thuhej se pjesa e përparme e iPhone 8 do të jetë tërësisht nga qelqi, por informacionet më të reja thonë se ai ende do të jetë telefoni më konvencional, edhe pse thuhet se do të ketë korniza shumë të holla rreth ekranit.

Raporti i publikuar nga iDrop News, duke cituar burimin nga Foxconn, edhe një herë konfirmon se pjesa e përparme e iPhonet të ri do të ketë ekran pa asnjë skaj.

Gjithashtu, thuhet se iPhone 8 do të ketë Touch ID nën ekranin 5.8-inç OLED, kamerën e padukshme për selfie nën ekran, xham të lakuar në pjesën e përparme dhe të pasme të telefonit, etj.

Pavarësisht të gjithave, ende mbetet të presim deri te lansimi zyrtar i tij dhe të shohim se si do të duket në realitet.