Bugatti prezanton makinën më të shtrenjtë e të gjitha kohrave

34

Bugatti La Voiture Noire kategorizohet si “makina e fundit GT” dhe bazohet në versionin standard të Bugatti Chiron.

Në përputhje me emrin e tij, makina është ngjyrosur në të zezë, dhe karroceria është punuar nga fibra karboni.

Bugatti thotë se gjatë projektimit i kushtuan vëmendje më të madhe aerodinamikës së automjetit, në mënyrë që vetura të ketë sa më shumë linjë fluide.

Duke pasur parasysh se bazohet në Chiron, fuqia e motorit është 8.0 W16 me 4 turbo, që sigurojnë 1.500 kuaj fuqi, specifika këto të njëjta si te Bugatti Chiron dhe Divo.

Prodhuesi italian ende nuk ka bërë të ditur detajet mbi performancën.

Përveç që është makina më e shtrenjtë e ekspozuar në panairin e Gjenevës, Bugatti La Voiture Noire është bërë makina më e shtrenjtë e të gjitha kohërave, pasi është shitur paraprakisht për 16.7 milionë euro.

Blerësi është 81-vjeçari Ferdinand Pieh, ish-drejtor i Volkswagen Group, nipi i Ferdinand Porsche.