BMW prezanton skuterin elektrik X2City

10

Gjiganti gjerman BMW nuk prodhon vetëm makina, por ka një emër të njohur edhe në botën e motoçikletave, ndërsa tani ka hyrë edhe në tregun e skuterëve elektrik.

BMW prezantoi skuterin X2City të dedikuar për audienca të reja urbane për të cilin thotë të jetë “partner për të udhëtuar në zona urbane.

Skuteri elektrik nga BMW do të jetë në gjendje të përdoret vetëm nga persona mbi 15 vjeç dhe do të kërkohet patentë shoferi.

Në zemër të BMW X2City është një motor elektrik i vogël që do të lejojë një shpejtësi maksimale deri në 20 km/h.

Motori elektrik drejtohet nga një bateri 408 Wh që do të lejojë atë të përshkoj rreth 30 kilometra rrugë në varësi të stilit të vozitjes.

Bateria do të jetë në gjendje të mbush bateritë në një pajisje shtëpiake standarde për rreth dy orë e gjysmë.

Shitja e skuterit elektrik të BMW fillon sot në Gjermani me një çmim fillestar prej 2,399 euro.