‘Blockchain Smartphone’ i Sirin do të ketë specifikime mbreselenese

72

Sipas të dhënave të dhëna nga Engadget, Finney do të ketë një Snapdragon 845 të kombinuar me 6GB RAM dhe 128GB hapësirë ​​per memorje. Në pjesën e pasme, telefoni do të ketë një lente me 12 megapiksel f / 1.8 me fokus automatik me lazer, ndërsa në pjesën e përparme do të gjeni një kamera 8 megapiksel me f / 2.2 me kënd 85 gradë. Nën këtë është sensori i gjurmëve të gishtave, ndërsa ekrani 6-inç, 18: 9 ka një densitet prej 402PPI pixel.

Pervec një baterie prej 3.000mAh, smartphone ka grupet e zakonshme të radiove GSM dhe LTE, si dhe 802.11 a / b / g / n / ac 2×2 MIMO WiFi. Plus, NFC A dhe B, Bluetooth 5.0 dhe ajo që kompania po e quan një sensor gjurmë gishtash “ultra te sigurt”.

Natyrisht, çështja kryesore me interes për tregun e synuar është “embedded cold storage wallet”,i cili do të mbajë të gjitha kripto-t tuaja të ndryshme. Burimet tregojnë se portofoli është tërësisht i shkëputur nga pjesa tjetër e telefonit kur nuk është në përdorim dhe aktivizohet vetëm kur shtypni një buton të veçantë.