Bie sistemi i Facebook, WhatsApp dhe Instagram, përdoruesit të shqetësuar?

15

Nëse keni pasur problem të hyni në llogarinë e juaj në Facebook, WhatsApp dhe Instagram, mos u brengosni sepse nuk jeni të vetmit.

Këtyre rrjeteve sociale iu kanë rënë sistemet dhe përdoruesit që nuk po mund ta shfrytëzojnë, kanë nisur të reagojnë menjëherë

Me të njëjtin problem, por në nivel shumë më të vogël, është prekur edhe WhatsApp, aplikacion që gjithashtu është nën pronësinë e Facebook.

Kontrolli nëpërmjet Downdetector, tregon për ankesat që janë bërë në mbarë botën, nga përdoruesit, që nuk mund të hynin ose duhej të provonin disa here.

Ueb-faqja Mashable ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të Facebook, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Në të njëjtën kohë, shumë njerëz janë ankuar në Twitter, për problemet që po i hasin në këto dy rrjete sociale.