Belgjika njeh lejet e drejtimit shqiptare

44

“Një lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë apo vizitojnë Belgjikën. Më në fund Belgjika njeh lejen e drejtimit të automjetit të lëshuar nga autoritetet shqiptare.”

Belgjika njeh lejen e drejtimit të automjetit të lëshuar nga autoritetet shqiptare.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se, për shtetasit shqiptarë që qëndrojnë në Blegjikë më pak se 3 muaj, mund të përdorin lejen shqiptare të drejtimit të automjetit.

Për shtetasit shqiptarë që kanë leje qëndrimi në Belgjikë, duhet të paraqiten në komunë për t’u pajisur me leje drejtimi belge në bazë të lejes shqiptare të drejtimit.