Bateria më e re e Samsung do të karikojë telefonin tuaj në 12 minuta!

121

Për sa kohë që aparati celular është bërë pjesë e pandarë e jetës sonë të përditshme,kompanitë e mëdha të teknologjisë mobile,kanë punuar fort mbi dizajnin e telefonave dhe optimizimin e software në mënyrë që bateria e celularit të rezistojë për më shumë se 1 ditë me 1 karikim të vetëm.

Samsung,ditën e martë,publikoi rezulatet e kërkimit më të ri në këtë fushë,i cili do të ketë ndikim në gjithë tregun global.Gjigandi Korean ka krijuar një bateri e përbërë nga pjesë karboni dhe kapaciteti do të rritet me 45% më shume se bateria me material litium.

Temperatura në kushte normale do të jetë 60 gradë celsius-kritike për aplikacionet në pajisjet elektrike.Kjo bateri do të emërtohet si “graphene ball”.

Nga ana teorike një bateri e ndërtuar bazuar në materialin e graphene-shtresë e përbërë nga atomet e karbonit,e karikon aparatin 5 herë më shpejt se bateria me litium,në një kohë prej vetëm 12 minutash.Kërkuesit zbuluan një mekanizëm për të përshatur graphen-in e sintetizuar në një formë 3D duke përdorur silicium duke siguruar rritje të kapacitetit të karikimit,zvogëlim të kohës në temperatura të qëndrueshme.

Çfarë mund të presim më shumë nga bateritë celulare?Na mbetet vetëm të presim lancimin në treg 🙂