Audi prezantoi TT RS Coupe dhe Roadster

6

Modelet më të fuqishme TT kanë pësuar më pak modifikime të stilizuara, si para dhe prapa, duke përfshirë hyrjet më të mëdha të ajrit.

Audi TT RS i ridizajnuar tani është standard i pajisur me drita LED dhe klientët do të jenë në gjendje të zgjedhin nga tetë ngjyrat e jashtme, ndër të cilat janë Pulse Orange dhe Turbo Blue.

Ekzistojnë gjithashtu paketa opsionale me stil të detajeve me shkëlqim të zi ose me mat alumini. TT RS i ridizajnuar gjithashtu ka një sistem multimedial opsional MMI Navigation Plus me komandat zanore dhe një shpërndarës Wi-Fi për pajisje lëvizëse për shoferët.

Telefoni inteligjent është i lidhur me multimedialin nëpërmjet portit USB dhe opsioni premium është sistemi audio Premium Bang & Olufsen me 680 vat.

Motori ka mbetur i pandryshuar në krahasim me modelin e para-ridizajnimit dhe TT RS vazhdon të jetë i fuqizuar nga një motor me benzinë me 5 cilindra 2.5 litra TFSI turbo me 400 kuaj fuqi dhe 480 Nm.

Përshpejtimi nga 0 në 100 km/h realizohet vetëm për 3.7 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale kufizohet në 250 km/orë, me mundësi shtimin e limitit në 280 km/h.

Shitjet në Evropë fillojnë më 7 shkurt dhe çmimi fillestar i versionit Coupe në Gjermani është 67,700 euro, ndërsa për Roadster është e nevojshme të ndahen 70,500 euro. Dërgesat e para janë planifikuar për pranverë dhe premiera e Audi TT RS për 2019, do të mbahet muajin e ardhshëm në Gjenevë.