Arma e re amerikane që le në të shkuarën armet bërthamore

Mesa duket zhvillimet e reja të ushtrisë amerikane kanë shndërruar armet bërthamore në diçka të së shkuarës

326

Shpërthimet e mëdha, armët e zjarrit dhe madje edhe ato nukleare i përkasin së shkuarës.

Ushtria amerikane është duke punuar me një predhë jo shpërthyese elektromagentike që do të shkaktonte dëme katastrofike pa dëmtuar njeri.

Kjo risi e teknologjisë mund të lejë në terr një qytet të tërë armik pa shkaktuar lëndime e dëme fizike.

Kur aktivizohet kjo armë do të nxirrte jashtë loje çdo pajisje elektronike dhe çdo sistem kompjuterik, duke përfshirë edhe pajisjen që po përdorni për të lexuar këtë lajm.

Arma e re e jashtëzakonshme është zbuluar në planet e ushtrisë amerikane, ku tregohet sesi kjo armë i bën armët nukleare të duken teknologji e vjetër.

Një prototip do të vendoset në një predhë 155 mm që mund të qëllohet me anë të armëve të artilerisë.

Ushtria amerikane po harxhon miliarda dollarë të jetë para armiqve të saj dhe duket se po ia del mbanë pasi tani mund të neutralizojë çdo sulm të mundshëm.

Ende nuk ka një emërtim për këtë armë apo afat se kur mund të jetë operative.