Apple “vret” iPod Nano dhe Shuffle

Apple bëri të ditura planet e kompanisë për të vrarë iPod nano dhe shuffle. Ato ishin dy luajtësit e fundit të muzikës nga Apple që nuk janë përditësuar prej vitesh.

46

Apple bëri të ditura planet e kompanisë për të vrarë iPod nano dhe shuffle. Ato ishin dy luajtësit e fundit të muzikës nga Apple që nuk janë përditësuar prej vitesh.

Lëvizja është pjesë e strategjisë së Apple për të thjeshtuar linjën iPod duke lënë vetëm modelin Touch.

Ky produkt i cili duket si një iPhone po pa mundësinë për tu përdorur si telefon, është përditësuar ndryshe nga nano dhe shuffle.

Këta të fundit janë hequr nga dyqani online i Apple dhe së shpejti nuk do të shiten as në dyqanet fizike. Dy modelet do të vijojnë të luajnë këngë të shkarkuara nga iTunes.