Aplikacioni Skype është bllokuar në Emiratet e Bashkuara Arabe

9

Kompania njoftoi se janë në përpjekje për heqjen e bllokimit, ndërsa nuk janë dhënë arsye se pse ka ndodhur kjo.

Emiratet e Bashkuara Arabe prej vitesh kanë bllokuar edhe përdorimin e aplikacionit tjetër të ngjashëm, FaceTime të kompanisë Apple.

Qytetarët kanë reaguar ashpër për bllokimin e këtyre aplikacioneve, për të cilat thonë se i shfrytëzonin për komunikime me njerëz nga vende të tjera.