Aplikacioni Google Maps ju ndihmon të shmangni gjobat nga policia

11

Askush nuk dëshiron të dënohet për tejkalim shpejtësie, teksa prodhuesit automobilistik po bëjnë shumë përpjekje, që vozitësit të shmangin gjobën.

Shumica e makinave moderne, kanë kamera që i lexojnë shenjat dhe i shfaqin të dhënat për ta paralajmëruar shoferin. Disa prej tyre, paralajmërojnë edhe me tingull, në mënyrë që të kontrollohet shpejtësia dhe të mos tejkalohet.

Kësaj strategjie i ka hyrë edhe Google, që nëpërmjet Google Maps do të regjistrojë edhe shpejtësinë e lejuar nëpër rrugë.

Përdoruesve të aplikacionit Google Police, do t’ju shfaqet në pjesën e poshtme të ekranit të veturës, se është afër limitit të lejuar. Numrat do të marrin ngjyrë të ndezur, po që se vozitet në limit.

Deri më tani, ky sistem ishte i mundur vetëm në San Francisko, ku edhe është testuar me sukses. Zyrtarë nga Google bëjnë të ditur, se sistemi do të zgjerohet në tërë Shtetet e Bashkuara, Britani të Madhe dhe Danimarkë.

Google Police pritet të mbulojë edhe shumë shtete të tjera. Derisa Google Maps është duke avancuar në këtë istëm, thuhet se do të jetë i mundur për të dy shfrytëzuesit si sistemi iOS ashtu edhe për Android.