Aplikacioni Fortnite i lejoi hakerëve që të instalojnë fshehurazi cdo gjë në telefonat Android

57

Miliona lojtarë të Fornite mund të kenë lejuar hakerat që të shkarkojnë aplikacionet keqdashëse në telefonat e tyre pa e kuptuar ndonjëherë.

Një gabim serioz në instaluesin e parë Fortnite – një aplikacion që ndihmon përdoruesit të shkarkojë lojën në telefonat e tyre Android – lejoi çdo aplikacion në telefonin e një përdoruesi për të instaluar në mënyrë të heshtur aplikacione të tjera.

Zbulimi u bë nga ekipi i sigurisë së Google pasi krijuesi i “Fornite”, Epic Games, vendosi të lëshojë instaluesin e vet si një mënyrë për të anashkaluar Google Play Store.

Google Play Store është dyqani i aplikacioneve për telefonat Android, që përdoren në modelet e smartfonëve nga Samsung, Sony dhe Huawei.

Është konsideruar një mënyrë më e sigurt për të shkarkuar aplikacione nga interneti, të cilat mund të përmbajnë viruse.