AMD sfidon Nvidian me AMD Radeon Pro Duo, dyfish më e fortë se Titan X

AMD ka një përgjigje për kartën e re grafike Nvidia Titan X. Radeon Pro Duo bazuar në arkitekturën Polaris është një mrekulli harduerike.

49

AMD ka një përgjigje për kartën e re grafike Nvidia Titan X. Radeon Pro Duo bazuar në arkitekturën Polaris është një mrekulli harduerike.

Me dy procesorë grafikë Polaris dhe 32GB memorje GDDR5, AMD pretendon se performanca e saj kalon me dy herë GTX Titan X.

Ndërtuar për profesionistët, modeli i ri Radeon Pro Duo bazohet në arkitekturën e WX7100. Ajo është dizajnuar për të shkëlqyer në punime multimediale.

Ka 72 njësi përpunimi me 11,45 teraflops performancë. Karta grafike përballon plot katër monitorë 4K me frekuencë 60Hz dhe një monitor 8K me 30Hz.

Secila prej bërthamave grafike ka një frekuencë 1,243 Mhz dhe 16GB memorje të brendshme. Të dy ndërfaqet e memorjes bazohen në 256-bit.

Radeon Pro Duo del në shitje në fund të muajit Maj për 1,000 dollar.