AKEP: Shqipëria shënon rënie të përdoruesve aktivë moblil, per te disatin vit rradhazi

50

Në Shqipëri, në fund të tremujorit të katërt të vitit 2016, pati 3.4 milionë përdorues të telefonisë celulare aktive, nga një total prej 5.3 milion SIM kartelash në qarkullim, sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Komunikimit Elektronik dhe Postar Shqiptar. Kjo paraqet një rënie prej 14.2 % krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2016 dhe 2.1 % krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2015. Vodafone Albania ishte lider në treg me 1.73 milionë përdorues aktivë mobil (-6.1% nga viti në vit), pasuar nga Telekom Albania me 1.13 milionë -7.4%), Albtelecom me 445.391 (-8.9%) dhe Plus Communication me 180.982 (-17.7%).

Ky trend duket të vazhdojë edhe gjatë vitit të fundit, ku edhe pse shifrat nuk jane publikuar ende nga AKEP, raportet e para sugjerojne ulje te metejshme.