2019 e gjen Samsung me telefona të përthyeshëm

Inxhinieri i ekraneve të Samsung, Kim Tae-woong thotë se ekranet e tanishëm shiten mirë dhe nuk ka nevojë të nxitohet për teknologji të re të ekraneve të palosshëm, të cilët sipas tij do të lançohen në vitin 2019.

119

Kjo deklaratë i ka ndalur spekulimet se tashmë është gati Galaxy X me ekran të palosshëm e që do të debutojë në IFA gjatë shtatorit.

Analistët koreanë kanë konfirmuar se ekranet e tanishëm janë fitimprurës për Samsung dhe se kjo kompani nuk ka nevojë të nxitohet me produktet që ende nuk janë gati.

Sipas Chung Won-seok, ekranet e Samsung janë mbi 20 për qind fitimprurës.

Ai ka thënë: Kur kërkesa e ekraneve të tanishëm do të fillojnë të bien, Samsung do të zbuloj ekranet e palosshëm si produkt tjetër.

Inxhinieri i ekraneve të Samsung, Kim Tae-woog gjithashtu ka thënë për mediat koreane se ekrani i palosshëm ende nuk është gatshëm, dhe se janë disa sfida teknike që duhet të përmirësohen.