Will Smith dhe Nicky Jam, së bashku me këngëtaren Kosovare Era Istrefi, do të interpretojnë këngën zyrtare të FIFA World Cup Russia 2018.

41

Siç u njoftua më parë, FIFA dhe Sony Music lëshuan ‘Live It Up’, këngën zyrtare për  FIFA World Cup 2018.

Kengetarja  në rritje e popit, Era Istrefi u bashkua me aktorin dhe këngëtarin me famë botërore, Will Smith dhe këngëtarin latin, Nicky Jam, dhe Diplo DJ. Ndërkohë, videoja muzikore do të jetë në dispozicion në mbarë botën më 7 qershor.

“Duke qenë pjesë e Festivalit Zyrtar 2018 FIFA World Cup Russia ™ ka qenë një përvojë e pabesueshme dhe emocionuese deri më tani. Duke punuar së bashku me talentet super që janë Diplo, Will Smith dhe Nicky Jam, të cilët unë kam admirim të madh për ta, ka qenë e mahnitshme dhe aq shumë argëtuese! Unë jam një tifoze e madhe e futbollit dhe mezi po pres që ndeshjet të fillojnë, “tha Era Istrefi.

Ndërkohë, Will Smith shtoi se Bashkëpunimi me Nicky, Diplo dhe Era në këtë udhë përfaqëson harmoninë dhe zhanre te ndryshme muzikore që vijnë së bashku, dhe në fund të ditës, ne vetëm duam të shohim vallëzime dhe lumturi në sytë e njerëzve.

Ndryshe,Era është duke punuar në projekte të reja muzikore që do ti sjelli gjatë muajve në vijijm.

Tags: Fifa World Cup,Era Istrefi