Thashethemet e reja të iPhone XS dhe iPhone XS Max

31

Tifozët e Apple po numërojnë ditët derisa kompania të zbulojë iPhone-t e saj të fundit në veprimtarinë e saj vjetore të nisjes në Cupertino të Kalifornisë.

Këtë vit, Apple pritet të zbulojë një treshe celularësh , dy përmirësime Premium të quajtur iPhone XS dhe iPhone XS Max, dhe një pajisje më e lirë që do të jetë një vazhdim i iPhone 8.

Apple do të zbulojë pajisjet e reja më 12 shtator në një event në Teatrin Steve Jobs në selinë e saj. Thuhet gjithashtu se është një seri e re Apple Watch 4.

Formati i këtij viti është një “vit S” – një lëvizje që sugjeron se pajisjet do të përfshijnë më së shumti përmirësime të brendshme dhe jo një rregullim të dizajnit.

Të tre iPhone të reja mund të shfaqin një ekran nga cepi ne cep, si iPhone-i i tanishëm X, së bashku me një sistem kamera TrueDepth që mund të përdoret për Face ID.

Dy nga pajisjet parashikohen të vijnë me ekrane premium OLED ndërsa mund të përdoret një ekran LCD më i lirë. Thashethemet sugjerojnë që modelet OLED të jenë në shitje në shtator dhe modelin LCD në tetor.