Tesla shkurton 9% te fuqise punetore

9

Shefi ekzekutiv i Tesla Elon Musk ka njoftuar se firma elektrike e makinave po e zvogëlon 9% të fuqisë punëtore më shumë se 40,000 veta në një orvatje për të “bërë fitimprurës”.

Në një memo të brendshme që ai më vonë ka postuar në llogarinë e tij në Twitter, miliarderi i lindur në Afrikën e Jugut tha se masa e “vështirë por e nevojshme” ishte e nevojshme për të trajtuar “dublikimin e roleve” që rezultojnë nga zgjerimi i shpejtë i firmës.

Musk pranoi se Tesla “kurrë nuk ka bërë një fitim në pothuajse 15 vjet”. Tesla është nxitur nga gjetja e zgjidhjeve për të “pastruar” energjinë, në vend të fitimeve, vazhdoi ai, por firma “nuk do ta arrijë kurrë atë mision, nëse nuk demonstrojmë përfundimisht se ne mund të jemi fitimprurëse”.