Teknologjitë mobile të cilat po formojnë gjeneratën e re

36

 

Brezin e ri,të cilin më pëlqen ta cilësoj si “Ri-Gjeneratë” filloi të formësohej rreth vitit 2008.Individët,moshat e të cilëve varionin nga 11-13 vjec dhe atyre që kanë lindur në vitin 1995,u bënë pjesë e një bote të re,krejtësisht e ndryshme nga ajo e bashkëmoshatarëve të tyre 15 vjet më parë.

Teknologjia,sigurisht,përbën një influencë të fuqishme për Ri-Gjeneratën,në atë shkallë,sa Bill Gates,propozoi që të quhej Gjenerata I,ajo e internetit.Gates e ka përdorur këtë term,duke patur si referencë fëmijët e lindur pas vitit 1994 duke i përshkruar si gjenerata e parë e rritur me internet.

Kjo është gjenerata e teknologjisë mobile dhe komunikimit wireless.Dhe këtë e dëshmojnë disa fakte të cilat i kemi renditur më poshtë:

  • 2/3 e fëmijëve nga 4 në 7 vjec kanë përdorur një iPhone apo iPod.
  • 6% e fëmijëve nga 2 në 5 vjec kanë smartphone personal.
  • 50% e fëmijëve 11 vjec zotërojnë një aparat celular.
  • 10% e shtëpiakeve që kanë fëmijë nga 6 në 12 vjec e kanë një iPad;35% e tyre pritet në të ardhmen të blejnë teblet apo kompjuter.
  • 72% e aplikacioneve nga 100 janë përdorur nga fëmijë të shkollave fillore.

Për sa i përket komunikimit wireless statistikat tregojnë si më poshtë:

  • Fëmijë nga 11 në 14 vjec shpenzojnë mesatarisht 73 minuta në ditë duke biseduar me Sms.
  • Një adoleshent dërgon mesatarisht 50 mesazhe në ditë.

Teknologjia,sot,është shndërruar në një pjesë vitale,e pandarë e përditshmërisë sonë dhe unifikohet me mënyrën si njerëzit takohen,shprehin idetë e tyre,si identifikohen në shoqëri.

Për gjeneratën më të moshuar,teknologjia ka anën e vet pozitive pasi ka përmirësuar jetën e tyre duke u mundësuar të kryejnë punët më shpejt,më lehtë dhe më lirë.

Brezi i ri është brezi i iniciativave nga më të ndryshme dhe të qënit i cuditshëm përbën një stil jetese.Eshtë brezi i pyetjeve të tilla si:”A do të mbarojë uji një ditë?”,”Ndërtimi i qyteteve smart është një ide e mirë?”-Le të gjejmë përgjigjet në internet.Kanë eksperincën e duhur për kthimin e përgjigjeve sepse kanë mundësi të aksesojnë burime të shumta informacioni.