Tashmë një biçikletë mbi të cilën mund të ecësh

144

“Loplift” është biçikleta e re me anë të së cilës mund të ecni për të shkuar në punë.

 

E dizenjuar nga holandezi Bruin Berhmeester, kjo lloj biçiklete është një përzierje mes një motori, biçiklete elektrike dhe një pajisje palestre për të bërë vrap ose ecje.

 

Sipas website-it të firmës, Bergmeester i erdhi idea për shpikjen teksa po stërvitej në palestër: “Si mund ta përdor pajisjen e vrapit jashtë? Po mbi rrota?”.

 

Biçikletat Loplift vijnë me një etiketë çmimi të kripur, 2,495 dollarë. 

 

Sipas OddityCentral, kompania po “vuan” për të përballuar kërkesat.