Syzet e para të cilat regjistrojnë video dhe filmime 360 gradë

29

Të dizenjuara për të qenë të fuqishme,estetike,dhe tepër komode,këto syze ju lejojnë të filmoni video dhe të regjistroni imazhe 360 gradë.Nëpërmjet software dhe karakteristikës dixhitale video-stiching,ju mund të ndani eksperiencat tuaja në rrjetet e preferuara sociale duke përdorur wifi.Rezultati do të jetë një video 3D me rezolucion 4K.

Fillimisht i vendos syzet,shtyp butonin dhe secila prej kamerave ka fushëpamje prej 180 gradë,të cilat ju japin mundësinë të shikoni rrotull jush.

Përbëhen nga drita sinjalizuese Led,të cilat ndizen kur regjistrohen pamjet,kështu që të gjithë njerëzit e dinë që po filmohen.Videoja mund të ruhet në një kartë memorie dhe të shpërndahet menjëherë në rrjetet sociale.Këto syze kanë xhama të polarizuara dhe janë rezistente ndaj ujit.