Software-t më të mirë backup

24

Ne kemi nevojë për backup software në kompjuterat tanë sepse nuk jetojmë në një botë perfekte.Software-t rezervë do të ishin një ndihmë shumë e madhe në rast dëmtimi apo humbje të të dhënave për shkaqe të ndryshme.

Çfarë duhet të vlerësojmë në një backup software?

Backup-in e skedarit:Një program që i bën backup skedarëve që ju selektoni kursen kohë.

Backup të imazheve:Eshtë shumë e domosdoshme në rastin e një system crash duke siguruar që të mos humbisni asgjë të rëndësishme.

Skedulimi:Backup i të dhënave duhet të kryhet rregullisht.

Suporti online:Shërbimet online të ruajtjes së të dhënave është një mënyrë shumë e mirë e ruajtjes së një kopje rezervë e të dhënave tuaja.

Performanca:Në qoftë se po i bëni backup sasive të mëdha të të dhënave në shumë pajisje apo shumë destinacioneve,ajo çka duhet marrë në konsideratë është shpejtësia.

Në këtë artikull po përmendim disa nga software-t më të mirë backup.

Acronis True Image është cilësuar si software më i mirë backup për shpejtësinë e testuar,përfshirë edhe ruajtjen e të dhënve në kohë reale.

Backupper Standart shquhet për:backup-in e skedarit,klonimin e diskut,sinkronizimin e skedarit si dhe opsine të shumta skedulimi.Eshtë software më i shpejtë i testuar për sinkronizimin e diskut dhe ndarjet e tij.