SMS e parë e dërguar sot feston përvjetorin e 25-të

38

Data 03 dhjetor shënon 25 vjetorin e  dërgimit të mesazhit të parë tekst,formë kjo që do të dominonte gjithë platformën e komunikimit në mbarë botën.Mesazhet që përmbanin 160 karaktere do të përbënin elementin kryesor të komunikimit midis njerëzve në vitet 1990-2000,deri në momentin që aplikacione të tilla si WhatsApp morën jetë.

SMS e parë u dërgua në 2 dhjetor 1992 në rrjetin Vodafone nga një inxhinier 22-vjecar i quajtur Neil Papworth.Në të njëjtën kohë,u dërgua dhe mesazhi i parë me përmbajtje:”Gëzuar Krishtlindjet” nga Richard Jarvis,drejtor i përgjithshëm i Vodafone në atë kohë.

Ishte viti 1993 kur Nokia prezanton karakteristikat e para të SMS në receptorin telefonik me një limit prej 160 karakteresh.Në vitin 1999,mesazhet do të shkëmbeheshin në të gjitha rrjetet e telekomunikacionit dhe ikonat e para emojis janë krijuar në Japoni.

Papworth në një komumikim për mediat deklaroi:”Në vitin 1992 nuk e kisha idenë se mesazhet do të fitonin gjithë këtë popullaritet duke rritur gjithnjë e më shumë interesin dhe dëshirën për t’i perfeksionuar në aplikacione të tilla si WhatsApp.Unë sapo u thashë fëmijëve që isha unë ai i cili dërgoi sms e parë.Nuk e dija që mesazhi i  parë i Krishtlindjeve do të shënonte kthesën në historinë celulare.”