Plani më i ri P2P Wifi sfidon dominancën e ISP

23

Open Garden të hënën anoncoi lançimin e një shërbimk peer-to-peer që i lejon përdoruesit të ndajnë burimet e internetit krejtësisht falas përmes përdorimit të kriptokurrencisë Etherum.

Kompania e ofron këtë shërbim përmes një aplikacioni që shkarkohet nga Google Play.

Sistemi nuk kërkon hardware tjetër përveç se një telefon Android për të marrë pjesë në aksesin e ndarjes së internetit.

Teknologjia Blockchain mundëson lidhjen e vërtetë peer-to-peer dhe të shkëmbimit të transaksioneve midis njerëzve.

Open Garden përdor FireChat e cila ka më shumë se 5 milion përdorues dhe lejon komunikimin falas nëpërmjet lidhjes së plotë të internetit.