Parashikimet e ekspertëve për pajisjet smart për vitin 2018

161

Në qoftë se viti 2017 iu dedikua kamerave duale dhe jetëgjatësise së baterisë,viti 2018 pret të sjellë smartphone me ekrane me përmasa më të mëdha të dizenjuar me karakteristika të tilla si FaceID dhe të realitetit të shtuar virtual.

Në mënyrë më të thjeshtë,aparatet celulare do të jenë më të mëdhenj,më të lehtë dhe më të zgjuar dhe viti 2017 thjesht na parapërgatiti me këtë format.

Megjithëse rritja e tregut të smartphone ka qënë fenomenale,theksi nuk ka ekzistuar tek roli signifikant i një smartphone.Në vitin 2018 pritet që të shiten rreth 298 milion  smartphone,ku 143 milion parashikohen të sjellin risi për përdoruesit.

Ekspertët e kanë fokusin tek zhvillimi i software duke i lejuar përdoruesit të eksperimentojnë me pajisjet e tyre.

Viktimat e para të rritjes së tregut të pajisjeve smart janë destkop-ët dhe lap-tops,për të cilat shitjet kanë rënë ndjeshëm,megjithatë do të mbeten mediumi kryesor i zhvillimit të teknologjisë.