Nokia siguron 500 milionë euro kredi për zhvillimin e 5G

19

Krijuesi finlandez i pajisjeve të rrjetit të telekomunikacionit Nokia ka siguruar një hua prej 500 milionë eurosh (572 milionë dollarë) nga Banka Europiane e Investimeve për të rritur zhvillimin e teknologjisë 5G të gjeneratës së ardhshme të aftë për shpejtësi më të mëdha, mbulim më të gjerë dhe lidhje më të qëndrueshme.

Rrjetet celulare 5G, të cilat janë ende në një fazë të hershme, do të ofrojnë shpejtësi të të dhënave deri në 50 ose 100 herë më të shpejtë se rrjetet aktuale 4G dhe do të shërbejnë si infrastrukturë kritike për një sërë industrive, siç janë makinat pa shofer.

Banka fillimisht kishte nënshkruar një marrëveshje kredie prej 250 milionë euro me rivalin suedez të Nokia-s, Ericsson, por EIB vuri në dukje se kushtet e marrëveshjeve ishin të ndryshme.

Nokia muajin e kaluar shpalli 3.5 miliardë dollarë marrëveshje me operatorin celular të SHBA T-Mobile, deri tani marrëveshjen më të madhe 5G të botës.

Deri në vitin 2025, 1.2 miliardë njerëz në mbarë botën do të kenë qasje në rrjetet 5G – një e treta e tyre në Kinë, sipas grupit të tregtisë GSMA.