Njihuni me aplikacionin që ju identifikon

43

Blippar prezanton aplikacionin më të ri,atë të identifikimit të individëve.Por si realizohet kjo?

Blippar zotëron një bazë te dhënash gjigande prej 70000 objektesh dhe imazhesh të njohura për gjithë publikun,të cilat janë regjistruar gjatë kërkimeve në Wikipedia.

Ju mund të përdorni smartphone-in tuaj për të skanuar imazhin e dikujt dhe aplikacioni do të identifikojë personin dhe do të prodhojë informacione për atë.

Kjo rrit perspektivën që ju mund të përdorni aplikacionin kur nuk ju kujtohet dikush pasi nuk mund ta keni parë prej kohësh.

Por ekziston edhe një problem i vogël:Nuk konsiderohet ligjore,të paktën jo në cfarëdo rasti.Karakteristikat faciale konsiderohen si të dhëna biometrike,të përdorura për autentikimin e identitetit dhe përdorimi i këtyre të dhënave duhet t’iu përkasë vetëm juve.

Çfarë do të thotë kjo për Blippar?Deri tani e panjohur.