Një nëndetëse është mjeti më i ri prestigjozit Aston Martin

6

Aston Martin ka zbuluar dizajnin e konceptit të nëndetëses që do të quhet “Project Neptune”, e prodhuar në bashkëpunim me kompaninë e nëndetëseve Triton.

Bëhet fjalë për një projekt që i drejtohet pronarëve të pasur të superjahteve dhe do të prodhohet në numër të limituar.

Kjo nëndetëse nuk është eksperienca e parë e Aston Martin me mjetet ujore. Vitin e kaluar, marka britanike zbuloi barkën AM37 në Panairin e Jahteve të Monakos. Kjo barkë u krijua në bashkëpunim me kompaninë holandeze Quintessence Yachts.