Mos i hidhni poshte domatet e kalbura, ato ju ndricojne.

219

Shterimi i burimeve natyrore për energjinë elektrike sa vjen e zvogëlohet, por nga ana tjetër kjo shton përpjekjet dhe idetë për gjetjen e burimeve alternative po me bazë natyrën për prodhimin e elektrike.

Ideja për të prodhuar energji elektrike me perime tashmë është një realitet i prekshëm. Studiues të Shkollës së Minierave dhe Teknologjisë në Dakodën e Jugut, të Universitetit Princeton dhe Universitetit të Gjirit në Florida janë bashkuar për vënë në jetë idenë e prodhimit të energjisë elektrike me domate.

Po ku do të gjenden kaq shumë domate. Çdo vit në Florida dhe shtete të tjera amerikane mbesin sot mijëra tonë domate, por edhe mijëra të tjera përfundojnë në plehra sepse dëmtohen gjatë vjeljes ose nuk shiten në treg. Vetëm në Florida, çdo vit përfundojnë në mbeturina 396 000 tonë domate.

Pikërisht këto domate nuk do të hidhen më, por do të përdoren. Shkencëtarët kanë zhvilluar një qelizë mikrobiale elektrokimike që mund të përdorë domatet për të gjeneruar energji elektrike.

Bakteret në qelizat e domates dhe antioksidantët që ka kjo e fundit do të shkaktojnë një proces oksidimi, i cili do të prodhojë elektrone dhe nga bashkëpunimi i këtyre me qelizat do të prodhojë energji elektrike. Projekti ka marrë mbështetje dhe shumë shpejt do të fillojë të zbatohet.