Makineritë inteligjente do të ‘mbarojnë evolucionin njerëzor’, thotë shefi i teknologjisë

23

Njeriu që ndihmoi të ngrinte kompaninë më të madhe të teknologjisë së Britanisë, ka paralajmëruar se inteligjenca artificiale është aq e përparuar saqë “kemi ardhur në një kohë në historinë ku evolucionit po i vjen fundi”.

Themeluesi i kompanise ARM,  Hermann Hauser, i cili është quajtur “kumbari i kapitalit sipërmarrës”, pasi ka investuar në më shumë se 100 sipërmarrje të teknologjisë, tha se ishte kritike që bizneset dhe qeveritë filluan të debatonin se si inteligjenca artificiale do të prekë shoqërinë.

“Ne jemi mjaft të këqij në përcaktimin e problemeve, kështu që te gjejmë një mënyrë te përbashkët për të zgjidhur se kush janë problemet mes nesh ndërkohë që njerëzimi është problemi kryesor për 20-30 vitet e ardhshme”, tha ai gjatë konferencës Cogx në Londër.