Karakteristikat më të reja të versionit iOS 11.3

17

Apple zbuloi për adhuruesit e iPhone karakteristikat më të reja të cilat do të disponohen kur të lancohet versioni 11.3 iOS.Përditësimi do të ofrojë mënyra të reja duke eksperimentuar me realitetin virtual në iPhone dhe iPad duke u siguruar përdoruesëve një tablo të konsoliduar të gjendjes së tyre shëndetësore nëpërmjet aplikacionit përkatës.

Versioni Beta 1.5 ARKit mund të shndërrojë posterat dhe sinjalet në eksperienca interaktive AR duke njohur objektet virtuale dhe pozicionuar në sipërfaqe vertikale si muret dhe dyert.

Gjithashtu,Apple njofton se do të lancohet dhe karakteristika më e re e Business Chat e cila do të lejojë përdoruesit të komunikojnë direkt me bizneset përmes aplikacionit të mesazheve.Aplikacioni u mundëson përdoruesëve të interesohen mbi një shërbim,të skedulojnë një takim ose të kryejnë blerje nëpërmjet Apple Pay pa qënë nevoja të dalin nga aplikacioni.

Gjithashtu ky version do t’i ndihmojë përdoruesit të verifikojnë të dhënat e tyre mjekësore duke përfshirë spitalet dhe klinikat mjekësore në një pamje të organizuar.Këto të dhëna janë të enkriptuara dhe do të mbrohen me një kod të caktuar.

Autentikimi i software HomeKit do t’i lejojë zhvilluesit të shtojnë suport HomeKit tek aksesorët ekzistues duke mbrojtur sigurinë dhe privatësinë.