Jo më touch Id në telefonat iPhone

40

Apple është gati ti thotë lamtumirë përgjithmonë Touch ID, sistemi i njohjes së gjurmëve dixhitale që shërben për të zhbllokuar një iPhone.

Sipas një shkrimi të KGI Securities, Ming- Chi Kuo, që zakonisht është shumë i informuar për kolosin Kupertino, nga viti i ardhshëm ka mundësi që iPhone të kalojnë në Face ID, sistemi i njohjes së fytyrës që do të jetë tek iPhone X në fillim të nëntorit. Kështu bën të ditur 9to5Mac.

Apple, sipas analistit, mund të mbështetet tërësisht në sistemin e njohjes tre dimensionale të fytyrës, 3D sensing.  Për kompaninë kjo do të jetë një avantazh përballë të tjerëve përsa i përket konkurrencës.

Prova e tregut është afër: iPhone X, që do të ketë njohjen e fytyrës në vend të Touch ID, vjen në duart e konsumatorëve më 3 nëntor.