Japonia investon në teknologjinë e pozicionimit global GPS

    9

    Japonia lëshoi me sukses në hapësirë satelitin e saj të katërt i cili pritet të rrisë preçizionin e informacioneve të përftuara nga sistemi global i pozicionimit, GPS, i përdorur në celularë dhe orientimin e automjeteve.

    Raketa H-IIA që mbante satelitin “Michibiki No.4” u ngrit në ajër nga qendra hapësinore e Tanegashimës, në jug të vendit. Sateliti e plotëson akoma më shumë versionin amerikan të GPS-it, i cili ka një marzh gabimi prej 10 metrash, por që tani, me sistmein japones, mungesa e saktësisë së tij të pozicionit, do të reduktohet vetëm në disa centimetra.

    Të tjerë satelitë pritet të lëshohen më vonë po në ndihmë të sistemit ekzistues, por një shërbim bazik katër satelitësh i GPS-it, sipas zyrtarëve japonezë pritet të jetë operacional në 2018. Sateliti mbërriti në orbitë rreth 28 minuta pas lëshimit, në një lartësi të llogaritur diku tek 273 km.

    I treti i llojit të tij, Michibiki u lëshua në hapësirë gushtin e këtij viti. Shërbimi i ri GPS pritet të gjejë përdorim të gjerë në mënyrë të veçantë tek automjetet me marshe automatike, makineritë bujqësore e ato të ndërtimit, si dhe tek dronet.