Irani sulmon parlamentin britanik dhe merr në kontroll 90 adresa emaili

5

The Times e Londrës shkruan se Irani është përgjegjës për sulmin më të madh kibernetik ndaj Parlamentit britanik, ku në muajin qershor 9 mijë adresa emaili u sulmuan, por vetëm 90 u kompromentuan.

Sipas shërbimeve sekrete britanike, Teherani është identifikuar si burimi i mundshëm i këtij sulmi mes të cilave edhe adresat e Kryeministres Theresa May dhe disa ministrave të kabinetit. Fillimisht u fajësua Rusia, por tanimë, sipas The Times shërbimet sekrete besojnë se ka qenë Irani pas tij.

Gjatë sulmit prej 12 orësh zyrtarët britanikë besojnë se janë marrë materiale sensitive nga hacker-at.

Por kryeministrja britanike nuk është prekur nga ky sulm, pasi ajo përdor një e-mail të sigurtë në Downing Street për komunikimet zyrtare.

Ky lajm vjen në një kohë kur Britania dhe fuqitë e tjera të mëdha janë kundër vendimit të Presidentit Trump për anulimin e marrëveshjes bërthmore me Iranin dhe me siguri administrata amerikane do e përdorë si argument në këtë vendimmarje ndaj regjimit iranian.