Internet of Things

49

Ndërthurja e objekteve në IoT është një koncept kompjuterik i cili përshkruan objektet fizike të përdorura në përditshmërinë tonë,të cilat të lidhura me rrjetin janë në gjendje të identifikohen edhe nga pajisje të tjera.

Ndërveprimi mund të realizohet edhe me teknologji të tjera në cloud si sensorët wireless,QR Code etj.IoT është tejet i rëndësishëm në ditët e sotme sepse një objekt mund ta identifikojë veten në më nyrë dixhitale vetëm nëse objekti është i lidhur në internet.

Shumë prej nesh mund të pyesin natyrshëm se kur u përdor për herë të parë ky koncept? Ideja i atribuohet Kevin Ashton,ekspert në fushën dixhitale të inovacionit.Në vitin 1999,Ashton shkruan në gazetën RFID:”Nëse do të kishim kompjutera që dinë gjithçka,do të ishim në gjendje të gjurmonim dhe të llogarisnim gjithçka dhe të zvogëlonim në masë të madhe humbjet apo kostot.”