Inteligjenca Artificiale tashmë në shtëpitë tuaja!

16

Kompania LG lançoi së fundmi televizorë super HD OLED të përbëra nga elemente të teknologjisë ThinQ AI dhe Alpha 9 duke kombinuar cilësinë e Home-Cinema me aftësinë e kontrollit përmes zërit në të gjithë shtëpinë tuaj.

ThinQ AI është ajo formë teknologjie e cila integron platformat Web OS Smart Tv me Google Assistant dhe do të lejojë të gkithë klientët të përdorin qindra komanda të zërit për të kërkuar përmbajtje specifike,kontrolle të funksioneve të ndryshme në televizor si dhe të aplikacioneve të tjera.

LG prezantoi 9 Televizorë AI OLED nga 55 inch në 77 inch dhe 7 të tjerë AI UHD nga 55 inch në 75 inch.